Akuzat e Metës për vaksinimin/ Reagon Rama: Dembelët aktivë kanë vënë kujën pse do të vaksinohet Tinka Kurti

19.02.2021 13:57:55

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta në lidhje me diferencimin në çështjen e vaksinimit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama kujton dy emra të njohur të artit, Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën, duke ngritur pyetjen, a duhen lënë në fund për t’u vaksinuar?

Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Meta e cilësoi si tipike për diktatorët përzgjedhjen e bërë nga kryeministri në lidhje me vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç.

Reagimi i Ramës

Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid  e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?