Albin Kurti: Do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

19.02.2021 13:52:51
Kryetari i levizjes Vetevendosje, Albin Kurti, duke folur gjate nje tryeze te organizuar nga perfaqesues te Vetevendosjes, ku i ka bere thirrje te gjtihe shqiptareve t`i bashkohen aksionit per te bllokuar pikat e kalimit kufitar te Merdares dhe Dheut te Bardhe me 14 janar.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

Kurti në Twitter ka shkruar se askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuren.

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar ai.