Tërmet 8.2 ballë Rihter
Një alarm për cunami u lëshua në zonën bregdetare të Alaskës dhe British Kolumbias, pasi një tërmet, me magnitudë 8,2 ballë të shkallës Rihter, goditi sot në mëngjes Gjirin e Alaskës. “Epiqendra e tërmetit ishte 280 kilometra në juglindje të Kodiakut, Alaskë, dhe në një thellësi prej 10 kilometrash”, tha US Geological Survey. Një paralajmërim për cunami u lëshua edhe në bregdetin perëndimor amerikan.







































