Alarm te Bayern, operohet Neuer

30.03.2017 14:22:28

Kur duhen më pak se 2 javë nga përballja me Realin e Madridit për çerekfinalet e Champions League, në Mynih ka alarm.

Pas Douglas Costa, i cili nuk po stërvitet me grupin për shkak të dëmtimit me gju, vijnë probleme edhe për Manuel Neuer. Portieri do të mungojë në ndeshjet e Bundesligës ndaj Augsburgut dhe Hofenhajmit për shkak të problemit në pulpë, që e pengoi të luante me Gjermaninë ndaj Anglisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas asaj që informon klubi bavarez në faqen zyrtare, Neuer është operuar në këmbën e majtë dhe operacioni doli me sukses. Sipas kampionëve të Gjermanisë, portieri do të kthehet të luajë ndaj Borussia Dortmund, javën që vjen.