Alarmante: Ajri sonte në Prishtinë arrin kulmin e ndotjes, më keq veç Tetova (Foto)

06.12.2016 21:20:20
Matjet e ajrit në orët e mbrëmjes në Prishtinë kanë treguar shkallën alarmante të ndotje. Matja e bërë në orën 18:00 nga qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada amerikane në Prishtinë, tregon se ajri është shumë i ndotur (shumë i pashëndetshëm).
 

Cilësia e ajrit në Prishtinë në orën 18:00 ka qenë 242 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër.

Por edhe me matjet e orës 20:00 cilësia e ajrit ka mbetur po ajo që ishte dy orë më herët.

Me keq se Prishtina sonte në rajonin tonë janë vetëm Tetova dhe një pjesë e Shkupit. Matjet e fundit në Tetovë (ora 20:00) kanë treguar për 254 ppm.