Ministri Abrashi diskutoi me Agim Bahtirin dy projekte punësimi në Mitrovicë

10.01.2017 21:22:20

Sot Ministri i Punës dhe Mirëqenjes Sociale z. Arban Abrashi qëndroj në një vizitë në Mitrovicë. Ai u takua me kryetarin e Mitrovicës z. Agim Bahtiri, me të cilin u diskutuan disa projekte konkrete, në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

Projekti i parë ka të bëjë me një kompani Gjermane që operon në Prishtinë e Prizren dhe ka rreth 350 punëtor, tani kërkon të hap degën edhe në Mitrovicë me më së paku 100 të punësuar, dhe projekti i dytë, vazhdimi i projektit të përbashkët me Caritas-in.

Në javët në vijim do të konkretizohen këto dy nisma.