Franca ka përfituar 1.2 miliardë nga Kampionati Evropian

10.01.2017 21:27:04

Kampionati Evropian në Futboll EURO 2016 që u organizua në Francë i ka sjell vendit të ardhura më të mëdha se sa që pritej, raporton Anadolu Agency.

Ministri francez i Sportit ka thënë se pas të gjitha llogarive ka dalë në pah se shifra e të ardhurave që kanë hyrë në arkën e Francës pas kampionatit ka qenë 1.2 miliardë euro.
Është mbajtur takimi vlerësues në lidhje me Kampionatin EURO 2016 që u mbajt në Francë në periudhën 10 qershor-10 korrik të vitit të kaluar, i cili përfundoi me shpalljen kampion të Portugalisë.