Alarmante: Ka nisur shpërthimi i vullkanit më të madh në Meksikë

02.10.2016 11:06:09

Shpërthime të shumta nga vullkani “Colima” në Meksikë kanë çuar në evakuimin e qindra njerëzve nga shtëpitë e tyre.

Shtëllunga tymi të zi dhe hiri u ngritën nga vullkani, 690km në veri-perëndim të qytetit të Meksikës ndërkohë që njoftohet se ka filluar rrjedhja e llavës.

“BBC” thotë se më shumë se 350 fshatarë që jetojnë në La Yerbabuena dhe La Becerrera në “këmbët e vullkanit” u evakuuan brenda disa orëve.

Autoritetet në shtetin fqinj Jalisco evakuuan gjithashtu disa banorë.

Colima është i njohur në Meksikë si “Vullkani i zjarrit”.

Shpërthimet në fillim të këtij viti cuan në evakuime të ngjashme. Në atë kohë, Ministria e Brendshme e Meksikës tha se vullkani po kërcënonte me shpërthimin e saj të parë të madh që nga viti 1913.