Alarmi i ISIS-it, SHBA-të: Mos shkoni me pushime në Europë

22.11.2016 13:55:34

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lëshuar një alarm terrorizmi për ata që udhëtojnë në Europë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Sipas qeverisë, ekzistojnë informacione të besueshme mbi mundësinë e sulmeve nga ana e ISIS-it, Al Kaedës dhe grupeve të tjera që ndodhen në territorin evropian. Për këtë, lexohet në komunikatë: “Qytetarët e SHBA-ve duhet të kenë kujdes në rastin e ngjarjeve festive dhe të tregjeve të hapura”.

Kush merr pjesë në “fesat të mëdha, viziton site turistike, përdor mjete publike dhe frekuenton vende fetare, restorante apoHOTELE”, duhet të ketë shumë kujdes. “Alarmi, – vijon komunikata në Departamentin e Shtetit, – ka të bëjë jo vetëm me vendet që kanë pësuar sulme në periudhën e fundit, si Belgjika, Franca, Gjermania apo Turqia, por në të gjithë Europën”.

Autoritetet amerikane, këshillojnë “të verifikojnë informacionet e sigurisë nga ana e funksionarëve lokalë, që janë përgjegjës për shpëtimin dhe sigurinë e të gjithë vizitorëve në vendet e tyre”.

Mes këshillave lexohet edhe ajo “për të shmangur turmat e mëdha sa më parë të jetë e mundur”, edhe pse “terroristët mund të përdorin një varietet të madh të taktikave të tyre, si me armë konvencionale dhe shënjestrat janë site të interesit publik dhe privat”.

Praktikisht, kudo dhe kushdo mund të jetë një objektiv: e rëndësishme është që “të mbani kontakt me anëtarët e familjes dhe të siguroheni që ata të dinë të dalin nga situata në rast emergjence”.

Komunikata mbyllet me sigurinë që shteti amerikan “vazhdon të punojë në kontakt të ngushtë me aleatët europianë mbi kërcënimin e terrorizmit ndërkombëtar”.