Albin, a duhet ta marrin militantët tjerë eliminimin e Astritit si paralajmërim se të tillë fat do kenë po bashkëpunuan me autoritetet?

08.11.2016 12:44:07

Nga Rexhep Kastrati

Astriti vdiq në burg derisa mbahej në paraburgim për sulmin e armatosur ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Këtë sulm e pat marr përsipër një organizatë e quajtur “Rugovasit”, por që u përgënjeshtrua nga vetë banorët e anës së Rugovës. Është interesant për të thesuar se këtë sulm, për të cilin akuzohej edhe Astriti, e pat dënuar edhe sekta okulte e Albinit. Me fjalë të tjera, për herë të parë kishte unitet për dënimin e një sulmi të kryer ndaj një institucioni shtetëror. Më pastaj u arrestuan disa djem, në mesin e të cilëve edhe Astriti. Dhe Astriti doli të ishte militant i sektës okulte të Albinit. Dhe po të mos vdiste, Astriti do të ballafaqohej me gjykim dhe ndoshta edhe do të dënohej. Dhe njerëzit me siguri do të thoshin: Mirë e ka gjetur! Mirëpo, tash që ka vdekur, tash po bëhet garë se kush po e lartëson më shumë. Ka nga ata që e lartësojnë sepse ashtu besojnë vërtet, dhe nuk është për t’u vënë faj. Ka nga ata që e lartësojnë për shkak të jetës së kaluar nën një regjim pushtues kur vdekjet e njerëzve ndodhnin gjithqysh dhe aludimi në atë kohë është i kuptueshëm, por jo edhe i arsyetuar, sepse Astriti është arrestuar për sulm ndaj institucionit më të lartë të shtetit të Kosovës, e jo të ndonjë shteti pushtues. Dhe ka nga ata që e lartësojnë Astritin për të plotësuar patrioizimin e munguar dhe të sinqertë. Por ka nga ata që e lartësojnë Astritin, por që mund të kenë përgjegjësi për vdekjen e tij. Dhe këta të fundit janë më të rrezikshmit, sepse këta e kanë bindur Astritin, ia kanë keqpërdorur ndjenjat e tij ndaj vendit, dhe e kanë nxitur në veprime të dënueshme dhe të dëmshme për vendin. Këta janë falangat e krimit që po i marrin më qafë djemtë dhe vashat, duke shkatërruar kështu jetët e tyre, sepse të tillët po i shndërrojnë në kamikazë të së keqes. Indoktrinimi i tyre, shndërrimi i tyre në makina shkatërruese, është mëkat i madh i sektës okulte të Albinit dhe përgjegjësia e saj edhe ligjore. Dhe pasi i indoktronojnë, i kthejnë në makina shkatërruese, të rinjtë e tillë vetëmse janë të marrë fund, pasi që të tillët nuk mund të bëjnë më jetë normale: ata thjesht identifikohen me shkatërrimin dhe me rrënimin. Dhe kjo është veçori e sektave okulte, të cilat funksionojnë në bazë të bindjes dhe besimit se lideri, i pari i sketës është më shumë se njeri, duke iu dhënë përmasa të një qenie ndaj të cilës duhet të nënshtrohesh, të bindesh. Dhe në bazë të saj, funskionon edhe sekta okulte e Albinit, e cila Albinin e sheh më shumë sesa njeri, dhe ku funksionon vetëm nënstrimi dhe bindja. Ata që nuk nënshtrohen, ata që nuk binden, ata nuk kanë vend në këtë sektë. Kështu ndodhi me Hajnishahe Halimin, me Arben Gecajn, me Fatos Aliun. Rrëfimet e tyre për këtë sektë janë të tmerrshme. Prandaj, edhe shndërrimi i djemve të rinj dhe vashave të reja në makina shkatërruese është veprimi më i zakonshëm. Dhe Astriti mund të ishte njëri nga ata.

Por jo, Astriti kishte refuzuar të ishte thjesht një makinë shkatërruese, dhe kishte provuar të kthehej në jetën normale. Ai kishte pranuar të bashkëpunonte me autoritetet, duke ndihmuar që të zbardhet e vërteta për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe për shumëçka tjetër. Dhe me këtë, Astriti kishte thyer rregullat e sektës okulte që të mos bashkëpunonte me autoritetet, mos të tradhtonte kauzën që ishte imponuar si e drejtë. Por, Astriti e kishte bërë, sepse mund të ketë qenë forca e tij e brendshme, impulset e tij të brendshme humane që refuzonin shndërrimin në një makinë shkatërruese në shërbim të kauzës shaktërrimtare të një sekte. Dhe kjo mund të ketë alarmuar sektën okulte të Albinit, e cila mund të ballafaqohej edhe me sanksione të jashtme ligjore, por edhe me funskionimin e saj të brendshëm: kush e kishte përpunuar Astritin; kush e kishte nën përkujdesje: kush i kishte besuar aksion: pra ku është faji pse Astriti kishte folur? Dhe kjo mund të ketë tronditur sigurinë e brendhsme, mund të ketë trazuar pacenueshmërinë dhe pagabueshmërinë e saj. Dhe si në çdo rast tjetër, edhe në rastin e Astritit, do të pasojë ndëshkimi: vdekja. Te sektat okulte, nuk ka dënim tjetër për ata që konsiderohen tradhtarë të saj. Dhe Astriti, derisa kishte pranuar të bashkëpunonte me autoritetet, për sektën okulte të Albinit ishte tradhtar. Dhe çfarë ka ndodhur? I është bërë trysni e madhe që mund ta ketë çuar në depresion? Dhimbja e kokës që Astriti ka ndjerë për ç’arsye nuk kishte dalë në shetitjen e zakonshme, të ketë qenë pasojë e trysnive të bëra mbi të? A mos e kishte kërcënuar kush se e priste vdekja për tadhtinë që kishte bërë? Kush e kishte vizituar Astritin në burg së fundmi? Dhe pyetjet janë të shumta, pasi që edhe hamendësimet janë të shumta në publik. Dhe nëse nuk ka qenë vetëvrasje nga dëshpërimi, kush mund ta ketë mbytur? Institucionet e shtetit? Pse duhej ta bënin derisa Astriti kishte filluar të bashkëpunonte me to? Pse duhej ta mbysnin institucionet derisa ai ishte në burg dhe nuk paraqiste rrezikshmëri fizike? Pse duhej ta vrisnin institucionet, derisa ishin të vetëdijshëm se Astriti është nënmbikëqyrjen e tyre, prandaj edhe përgjegjësia për sigurinë e tij, ishte në duart e tyre? Pse duhej të ngarkonin veten me përgjejgësi të tillë që mund të tronditë funskionimin e tyre? Pra, nuk ka asnjë arsye logjike që Astritin ta kenë mbytur institucionet. Por çka mund të ketë ndodhur? Nëse vdekja e Astritit nuk është vdekje, apo vetëvrasje, atëherë i vetmi opcion logjik është se dikush mund ta ketë ngulfatur. Dhe këtë mund ta ketë kryer dikush që mund të ketë marr urdhër nga jashtë. Dhe urdhëri mund të jetë dhënë pikërisht nga ata që u ka penguar bashkëpunimi i Astritit me autoritetet. Dhe njerëz të tillë që marrin urdhëra nga jashtë institucioneve mund të ketë sa të duash, sidomos në Kosovë ku dihet se si janë bërë rekrutimet e punonjësve. Pra, ndonjë argat i sektës okulte të Albinit që mund të ketë punuar në burg, mund të ketë marr urdhër për ta eliminuar Astritin. Raste të tilla ka shumë edhe në shtetet me institucione të konsoliduara, e lë më në Kosovë. Rexhep Selimi e di mirë se si jepen urdhëra nga jashtë për të elimnuar njerëz brenda në burg, pasi që mund të dijë raste kur janë dhënë urdhëra të tillë. E Rexhep Selimi e di për çka e kam fjalën. Por më shumë se kjo, mund të ketë edhe në mesin e të burgosurve tjerë që mund ta kenë kryer aktin vrastar derisa të tjerët ishin jashtë. Dhe mund të jetë dikush nga ata që janë burgosur me të njëjtën apo me akuza të ngjashme si me të Astritin, por edhe të tjerë të burgosur. Dhe plani mund të ketë qenë që me eliminimin e Astritit të arrisheshin tri qëllime: 1. që të eliminohej një bashkëpunëtor i autoriteteve; 2. që të bëhej me faj shteti, përkatësish Qeveria, dhe 3: që të paralajmërohen të tjerët se do të pësojnë fatin e Astrtit nëse bashkëpunojnë me autoritetet. Arsyen e parë e shpjegova më lartë, kurse arsyeja e dytë mund të lidhet me synimin e vazhdueshëm për të paraqitur shtetin si një krijesë kriminale kundër të cilit duhet angazhuar me të gjitha mënyrat. Pra, në njërën anë eliminohet një bashkëpunëtor i autoriteteve, e në anën tjetër akuzohen ato se e kanë mbytur atë. Dhe ky është përdorimi pastër politik, në vazhdën e keqpërdorimeve të tjera politike që janë bërë që kur është themeluar kjo Qeveri. Këtë e bën më të qartë edhe fakti se Arbnori, vëllai tjetër i Astritit, ka bërë, siç thuhet, vetëvrasje tri ditë pas mbajtjes së zgjehdjeve të fundit, por kurrë nuk është sqaruar se përse mund të ketë bërë vetëvrasje. Nëse ka bërë vetëvrasje nga depresioni, pse ka rënë në depresion? Apo nuk ka qenë vetëvrasje fare, por dikush e ka mbytur? Dhe nëse është kështu, kush mund ta ketë mbytur? Pra, ka shumë enigma që duhet të sqarohen lidhur me vdekjen e Arbnorit që të mund të zbardhet më plotësisht edhe vdekja apo mbytja e Astritit. Arsyeja e tretë është arsye e brendshme që ka të bëjë me kërcënim me jetë për të gjithë militantët e arrestuar, apo edhe të jo të arrestuar se nëse guxojnë e bashkëpunojnë me autoritetet, do të eliminohen siç mund të jetë eliminuar Astriti. Kërcënime të këtilla janë mëse të zakonshme, e së këndejmi edhe eliminimet janë mëse të zakonshme.

Dhe i zakonshëm është edhe keqpërdorimi i eliminimeve të tilla për të nxitur dhunë, për të nxitur konflikt dhe për të nxitur gjakderdhje. Dhe mbi këto të realizohen strategji kundërshtetërore dhe kundërkombëtare.