Kadri Veselin e kanë kapë ethet e protestave!

Nga Binak Maxharraj

Kryetarin e Parlamentit të Kosovës  Kadri Veselin e kishin zënë ethet,ai dridhej i teri,ishte cinik ne të folur dhe i çorientuar ne mendime,inatexhi i llojit te vete,njeriu qe nuk dinte ti lidhë dy fjalë shqip.Aq shumë  e kanë zenë ethet sa qe u versul ne thirrjen e protestave nga organizatoret ne fund të këtij muaj.

Ishte aq cinik i keq prej inatçori sa qe publikisht tha,po ku ishit ju që nuk protestuat kur Aleksandeë Vuçiq e vizitoi Veriun e posaçerisht e posaçerishtë Ujmanin.Nga aty,nga diga,Vuçiq e rehabilitoi Milosheviqin duke thanë se nuk e ka ba ate së çfarë ka mund me ba.Pra,kjo i bije se ai është dashtë që te vriste edhe më shumë shqiptar.

Pikë së pari z.Veseli kriminelit A.Vuçiq erdhi ne Kosovë,siç thotç ai në”tokën e vetë”,për ti pa vijat se deri ku është e tij,ne bashkëpunim me Presidentin Hashim Thaçi.Ku ishe ti atë ditë që Vuçiq erdhi ne Kosovë,pse nuk u bane burr me i dalë përpare Vuçiqit  kështutue i thanë hej ku je ka shkon.Pse,z.Veseli ti dhe Partia e jote ate dite nuk batë protesta,ku ishe ti se bashku me Hashim Thaçin kur Vuçiq e lodronte Veriun e Kosovës.

Më çfarë te drejte ti drejtohesh opozites se pse nuk ka ba atë ditë protesta,ku ishe ti dhe partia e jote që nuk protestuet.Me çfarç te drejte e okuzon opoziten për diçka kur ti veteë nuk e banë. Ku ishe ti Kadri Veseli dhe Hashim Thaqi,kur krimineli Vuçiq donte te rraset edhe ne Drenicë.Pse nuk iu bashkuat Bekim Jasharit ne protesta qe ai bani duke i thanë Vuçiqit se këtu edhte Drenica,këtu nuk kalon.nuk te shkel kemba dhe e ketheu pas.Kështu,ky bir i heronjeve te kombit ia zbardhi Drenicës dhe krejtë Kosovës.Ju ne vend se të ishit ate ditë me Bekimin ne protesta,ju e kritikonit së pse ai e ka bereë ate.

Dhe krejtë në fund konstatimi i ytë kapricioz,i pacipet kur thue se pse nuk protestoi për Vuçiqin kur erdhi ne veri me bekimin e juaj,por po doni të pritestoni kundër Hashim Thaçit.Duhet te protestohet,bile fuqishem kunder ides se Hashim Thaçit për lojrat e fliçeta qe po i bane me Serbinë për coptimin e atedheut.Jo,jo  z.Veslei kur është në pyetje atedheu,kur është pyetje coprimi dhe korrixhimi i kufinjeve te Kosovës duhet te çohet në kembë i madh e vogël kundër kësaj te keqeje qe po i pregatitet dhe kanoset Kosovës.