Destabilizimi dhe lufta i leverdis vetëm Hashim Thaçit dhe Serbisë, e jo Kosovës e shqiptarëve

30.08.2018 19:06:04

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi, e di mirë se lufta e viteve 1998-1999 nuk u bë thjesht për çlirimin e Kosovës, por në radhë të parë për të ndarë Kosovën mbi baza etnike. Lufta në terren, në fakt, shoqërohej me një luftë shumë të rëndë speciale kundër presidentit Rugova dhe LDK-së, me qëllim nxitjen e një lufte vëllavrasëse që do të rrënonte çdo interes të shqiptarëve dhe do ta shkatërronte qenien bilogjike shqiptare.

Edhe paslufta u pasua me forcim të ndarjes etnike të Kosovës, dhe me angazhime të mëdha për të nxitur luftë qytetare, në ç’funksion nuk ishte vetëm propaganda e ndyrë kundër presidentit Rugova dhe LDK-së, por edhe me eliminime të rënda politike dhe fizike.

Dhe gjatë tërë dekadave, ndarja etnike e Kosovës është forcuar, është legalizuar, është legjitimuar dhe është zyrtarizuar, kurse Hashim Thaçi ka qenë vazhdimisht në krye të këtij procesi, qoftë në aspetin praktik në terren, qoftë edhe me dokumente dhe veprime poltiko-institucionale.

Duhet të kujtojmë se PDK e hashim Thaçit kishte refuzuar një projektligj për reformën e pushtetit lokal, sipas të cilave nuk kishte komuna me shumicë serbe, por disa vendbanime, si Graçanica, do të kishin trajtimin e bashkësive lokale në kuadër të komunave që atëherë ishin ekzistuese. Këtë projektligj e kishte paraqitur LDK, dhe nga PDK ishte konsideruar si përpjekje në dëm të Kosovës.

Me këtë mbyllej një nga standardet që Shtajner, kryeadministratori i atëhershëm i Kosovës kishte përfshirë në dokumentin “Standardet para statusit”, e që ishte decentralizimi, dhe kjo çështje nuk do të ishte pjesë e negociatave në Vjenë.

Me këtë kundërshtim, Hashim Thaçi kishte qenë në funksion të legalzimit ndërkombëtar të ndarjes etnike të Kosovës, e që në Vjenë, përkatësisht në Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Ahtisari, do të ishte kapitull dhe aneks i veçantë.

Pra, Hashim Thaçi dhe PDK, përkatësisht në tërësi linja e Tiranës/Kretës, por edhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, përveçse e ndanë Kosovën mbi baza etnike gjatë dhe pas luftës, përveçse kontribuan që kjo ndarje të thellohej, kishin kundërshtuar çdo përpjekje për ta eliminuar, apo për ta zbutur.

Edhe negociatat në Bruksel, që tërësisht kanë dalë nga kërkesat e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të OKB-së që ishin kërkesa për dialog për të zgjidhur çështjet konkrete ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe për të hapur Pakon e Ahtisarit dhe për të negociuar për çështje terriotriale dhe të rregullimit të brendshëm të Kosovës.

po ashtu, gjatë viteve ka pasur përpjekje që komplote të tilla si në Kumanovë të ndodhnin në veri të Kosovës, madje edhe ishin nisur grupe për këtë qëllim, por ishin sprasur nga KFOR-i. Qëllimi i tyre ishte që të shkonin në veri, të krijonin konflikt me rojat e urës, me grupe serbësh atje, dhe ky të ishte pretekst për aneskimin e veriut nga Serbia.

Edhe dërgimi i njsisë speciale ROSU, më 2011, kishte këtë qëllim, pra që të shkaktonte incidente ndëretnike dhe të mundësonte futjen e xhandarmërisë serbe në veri. Këtë e dëshmon edhe fakti se policia speciale e Kosovës ka qenë e rrethuar dhe nga serbë të armatosur deri në dhëmbë që kanë mundur të shkaktonin tragjedi të policëve tanë, e që do të pasohej me një luftë makabre shqiptaro-serbe në veri, e që do të mundësonte futjen e forcave serbe në veri.

Edhe angazhimet anarkiste, të dhunshme dhe të përgjakshme të viteve 2015-2016, që i bëri opozita e djeshme në krye me VV-në, por e instrumentalizuar dhe e përdorur nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, që desh e kallën Kosovën, dëshmuan se ksuh është i interesuar për luftë dhe për gjakderdhje në Kosovë.

Edhe në këtë kohë, të vetmit që mund të jenë të intersuar për destabilizim dhe për luftë në Kosovë janë të njëjtit: linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavkomuniste, përkatësisht hashim Thaçi, Kadri Veseli e soji tyre.

LDK si parti me mbështjen më të madhe nga qytetarët, parti që e hoqi politikën nga rruga dhe e futi në institucione, që ndërtoi një sistem tërësor politiko-institucional, asnjëherë nuk ka qenë për destabilizimin e Kosovës, por përkundrazi ka dhënë edhe pushtetin e fitiar me votë, vetëm për të ruajtur stabilitetin e Kosovës.

Ajo që është e vërtetë, është se po përdoret Vjosa Osmani dhe vegla të tjera si ajo, për të imponuar në emër të LDK-së politikën e rrugës, përkatësisht albinzimin e saj, dhe për të realizuar axhendën e hashim Thaçit dhe të Kadri veselit, ashtu siç ka bërë edhe në kohën kur LDK drejtonte qeverinë e Kosovës.

Hashim Thaçi e di se asnjë politikan, asnjë personalitet kombëtarisht i qartë, politikisht me integritet moral dhe politik nuk do të donte destabilizimin e Kosovës, e as luftë me ndonjë shtet tjetër, por këto i kërkon profili politik i Hashim Thaçit, i cili është profil rekruti agjenturash të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndodhë ndarja e Kosovës, përkatësisht përmbyllja e procesit të ndarjes së Kosovës i filluar që nga lufta e këndej.

Prandaj, më kot pretendon që përgjegjësinë për destabilizimin e Kosovës t’ia mveshë LDK-së, kurse përdorimin mizor të Vjosës, po e kthen në një sakrifikim të saj, sepse çdo ditë e më shumë po dekonspirohet misioni i saj brenda LDK-së, e që u bë edhe me takimin sekret që u bë me përfaqësuesin e Kadri Veselit, Abelard Tahiri, në prani të Aleksandër Sorosit dhe në shoqërinë e Lumir Abdixhikut, Korab R. Sejdiut dhe të Visar Ymerit.