Albin Kurti flet për Gjykatën Speciale, zbulon marrëveshjen e fshehtë të Hashim Thaçit

25.01.2018 23:00:14
Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në emisionin ‘Jeta në Kosovë” edhe një herë ka shpalosur qëndrimet e tij, sa i përket Gjykatës Speciale.

Kurti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi Gjykatën Speciale nuk dëshiron ta heqë për Kosovën, por se atë e bën për ta larguar emrin e tij nga Gjykata Speciale.

‘Gjykata Speciale është e dëmshme, është e padrejtë, iniciativa e presidentit është joserioze dhe e pasinqertë, unë jam i bindur se ai nuk e ka për të ia hequr Gjykatën Speciale Kosovës, por për të ia hequr emrin e vet Gjykatës Speciale’, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” u është kushtëzuar çfarëdo votimi.

‘Ne kemi rregullore, këtë gjë duhet ta diskutojmë, kemi diskutuar shkurtimisht, shumica e deputetëve janë që të kushtëzohet çfarëdo votimi, kushtëzimi duhet të jetë sa i përket letërkëmbimit të Jahjagës me Eshton, ai i cili i ka dhënë themelet’. Kurti ndër të tjera ka thënë se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje pasi ka bërë një marrëveshje të fshehtë, shkruan Zëri.info.

‘Thaçi duhet patjetër që ta ketë një qëndrim në lidhje me letërkëmbimin Jahjaga-Eshton, por unë besoj që Thaçi të jepë dorëheqje, Thaçi ka deklaruar se ka pasur një marrëveshje, që në këmbim të Gjykatës Speciale të marrë liberalizimin, UNESCO-n, kjo do të thotë se presidenti ka bërë marrëveshje të fshehtë, ky duhet të japë dorëheqje menjëherë’ ka thënë Kurti.