Albin Kurti: ka biografi të rrejshme për t’u bërë veteran

30.12.2016 14:07:54

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka folur në seancë për ndryshimet që i janë bërë projektligjit për veteranët e luftës.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës veteranët i ka konsideruar më shumë si problem politik e social sesa si zgjidhje kombëtare, siç edhe duhet të jenë.

Kurti  tha se kjo kategori ka nevojë për mbrojtje sociale sepse ka kontribuar shumë për Kosovën.

“Nuk bëhet as drejtësia, as zhvillimi e as projektligji me këso ndryshimesh”- ka thënë Kurti.

Ai tha se numri i veteranëve është fryrë, mirëpo sipas tij vetë qeveria nuk është e interesuar të spastrohet lista e veteranëve.

“Sepse janë  krijuar biografi të rrejshme me miqtë e tyre janë legjitimuar për t’u bërë veteranë”, ka thënë  Kurti.