Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do ta karakterizoj vendin për këto dy ditë të vikendit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë celsius.
Të dielën për shkak të ndryshimeve në amplitudat termike ka mundësi që vende-vende të ketë mjegull të dendur e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperendimi me shpejtesi 1-4m/s.