Bunjaku -Agani :politikat e galerisë do të orjentohen në tërë Kosovën

30.12.2016 14:11:43

Arta Bunjaku-Agani drejtoreshë e Galerisë Kobëtare të Kosovës, në emisionin e mëngjesit në RTK-së, ka folur se cili ishte viti 2016 për këtë institucion dhe planet për vitin 2017.

Ajo ka thënë ishte një periudhë e ngarkuar me emcione pozitive dhe negative, kjo pasi siç u shpreh ajo, se është e re në këtë detyrë.

“Ka qenë një periudhë që kur unë  e kam gjetur planin e përgatitur për vitin 2016, meqenëse jam e re në këtë detyre”, ka thënë ajo, duke shtuar se Galeria ka një përgjegjësi krahasuar me institucionet tjera.

Ajo ka thënë se politikat e Galerisë do të orjentohen në tërë Kosovën e jo vetëm në Prishtinë .

“Në 2017 në mënyrë të organizuar do të sjellim fëmijë nga tërë Kosova në Prishtinë që ta vizitojnë galerinë dhe të njihen për së afërmi me atë që kemi ne”, tha ajo duke shtuar se në galeri nuk do të ketë vetëm orjetim të ekspozitave.

“Ne kemi bashkepunim ndërministror me Shqipërinë e Maqedoninë dhe do të ketë shkembim ekspozitash që qytetarët e vendeve tona të njihen me këto. Këto ekspozita më së shumuti përcillën nga njerëz që lidhën me artin. Unë e kam objektivë që edhe njerëz të tjerë të përfshihen sa më shumë”, tha ajo duke treguar se vzita në galeri është falas krahasuar me vendet tjera.