ALBIN KURTI: MUZEUN E LUFTËS SË UÇK-SË DO TA BËJMË

28.05.2017 12:31:56

Kandidati për kryeministër të vendit nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti konsideron se në Kosovë mungon një muze i Luftës së UÇK-së.

Sipas Kurtit, kjo kërkesë është e drejtë, dhe se muzeu i luftës do të bëhet shumë shpejtë.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Veteranët e patën një kërkesë. Atyre, por edhe popullit të Kosovës u mungon një muze i Luftës së UÇK-së.

Kjo kërkesë është e drejtë, pasi liria dhe republika jonë janë të themeluara mbi atë luftë çlirimtare, dhe kujtesën për të ne duhet ta institucionalizojmë, ashtu siç bëjnë gjithë vendet e qytetëruara.

Muzeun e Luftës së UÇK-së do ta bëjmë, që brezat e ardhshëm ta dinë e ta nderojnë sakrificën e çlirimtarëve, e mos ta njohin UÇK-në prej bëmave të turpshme të fare pak vetave që erdhën në pushtet pas luftës dhe e harruan misionin e saj.