fotoarkivi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në Slloveni ku do të mbahet samite BE-Ballkani Perëndimor.
Kurti ka folur edhe para mediave prezente në samit, ku ka diskutuar për mos-liberalizimin e vizave për Kosovën dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
“Kanë kaluar më shumë se 3 vjet kur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ka qenë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të shtetit tonë, të cilët kanë vuajtur mjaft”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i qëndrojë besnike esencës së saj, e që është zgjerimi.
“Ne jemi Evropë por edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë Evropë. Ne e kemi Bashkimin Evropian destinacion, nuk kemi pranuar as edhe një vaksinë nga Kina e Rusia, Evropa është kontinenti jonë”, ka thënë Kurti.
I pyetur për tensionet e fundit mes Kosovës e Serbisë dhe situatën e krijuar, ai ka thënë se zgjedhja më e mirë dhe afatgjate është njohja e ndërsjelltë mes dy shteteve.
“Jemi duke bërë më të mirë tonën dhe e vetmja zgjedhje afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e ndërsjelltë”, ka thënë kryeministri Kurti.
Në fund, ai ka thënë se shtetit tonë ende i nevojitet sundim i ligjit kundër korrupsionit dhe oligarkëve dhe demokratizimi kundër autokratëve