Në samitin që po mbahet në Slloveni tashmë kanë arritur liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Para medieve është deklaruar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se Bashkimi Evropian do të duhet që të dërgoj mesazh pozitivë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë t’i bashkohen BE-së, kjo edhe pavarësisht negoviatave të ngecura.
Ndërkohë që tha një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investimi në rajon për vitet e ardhshme.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë dhe ai mesazh është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Këto vende kanë bërë një rrugë të gjatë për kryerjen e reformave[…]Ende duhet bërë punë për shtetin e së drejtës, për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e medias. Një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investim në rajon për vitet e ardhshme”, tha presidentja e KE-së