Albin, Shpendi u bë kryetar me gishtat e Hashimit, të Ramushit, të Limajt dhe të Fatmir Sejdiut, e jo me gishtat e vet!

Nga Rexhep Kastrati

Albin Kurti, i cili po e sheh se po humb ai shkëlqimi që pati gjatë legjislaturës së kaluar kur njerëzit e merrnin për shpëtimtar, çdo ditë e më shumë po e humb torruan dhe po bie në krizë më të thellë sociopatike.

Tash së fundmi paska ironizuar Isa Mustafën duke thënë se kishte mbetur me gishta në gojë në garën për Prishtinën, por nuk ka përmendur fare se në garën e drejtpërdrejt, pra në rundin e parë të votimeve, e kishte lënë Shpendin mijëra vota më poshtë, dhe po të mos ishin gishtat e Hashimit, të Ramushit, të Limajt, të Fatmir Sejdiut, në balotazh, Shpendi do të kishte pësuar humbje të thellë.

Mbetet të shihet kësaj radhe si do të përfundojë Shpendi përballë Arbanit, i cili si ministër ka bërë koxha do punë të mira, ka vendosur dialogun e drejtpërdrejtë me shtresat e ndryshme shoqërore që nga familjet në nevojë, pensionistët e deri te veteranët e luftës.

Rezultat i këtij dialogu të drejtpërdrejtë kanë qenë edhe reformat e ndryshme sociale, projektet e ndryshme për punësim dhe për çështje të tjera nga fushëveprimtaria e ministrisë që drejtonte.

Dhe të krahasohet Shpendi i kifleve dhe i mbeturinave, fekaleve dhe çrregullimeve të tjera urbane, arkiktektonike dhe të tjera, me Arbanin, kam përshtypjen se rrëzon edhe nivelin e Bullgarisë ku Shpendi thotë se ka kryer studime, edhe bëhen takime të ndryshme etj.

Të vetëdijshëm për këto, shumë lajme të rreme po përhapen, por megjithatë kam përshtypjen se Arbani ia ka marr dorën mirë punëve të hyqymetit dhe halleve të miletit, dhe këtë e kanë kuptuar edhe qytetarët!