Legjenda Barry, rekordmeni i Premieligës

25.09.2017 22:21:14

Gareth Barry sonte ka hyrë në histori të Premierligës, si lojtari me më së shumti paraqitje, gjithsej 633 ndeshje

Mesfushori anglez, I West Bromwich Albion, Gareth Berry ka thyer rekordin e Ryan Giggs, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Premierligës.

Barry ndaj Arsenalit është duke luajtur ndeshjen e tij të 633 në elitën e futbollit anglez, duke lënë në vendin e dytë Ryan Giggs me 632 ndeshje.

Në vendin e tretë renditet legjenda e Chelseat, Franck Lampard me 609 ndeshje.

Mesfushori anglez në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha angleze si Aston Villa, Manchester City dhe Everton.