Albulena Haxhiu-Kelmendi përplasje për demarkacionin

23.02.2018 16:44:48

Protesta e thirrur sot para Kuvendit të Kosovës për ratifikim të demarkacionit, ka nxitur një përplasje verbale mes deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut dhe gazetarit Adriatik Kelmendi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook shkroi se Kelmendi është organizatori i protestës së sotme.

“Në protestën e sotme u vërejt mungesa e Adriatik Kelmendit. Organizatorët duhet të jenë në ballë të protestave, e jo të fshihen në zyra. Like-at nuk ecin në Shesh”, ka shkruar Haxhiu.

Pas këtij statusi të Haxhiut, ka reaguar gazetari Adriatik Kelmendi i cili ka thënë se deputetja po shpif.

“Mirëpo, është krejt e pandershme, si dhe e papranueshme, që dikush të më çojë porosi publike në stili e që e paska përdorur sot një deputete! Porosia e saj: Kujdes se çka po flet, se nëse nuk pajtohem unë me atë që thua – të sulmoj me shpifje!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Por, deputetja Haxhiu nuk është ndalur ajo ka vazhduar sërish përplasjen me Kelmendin, duke e akuzuar këtë të fundit që po bënë presion tek deputetët për ratifikimin e demarkacionit.

” Ka disa ditë që Adriatik Kelmendi ka nisur një fushatë dhe presion mbi deputetët e Kuvendit që të votojnë demarkacionin që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi.

Kulmi i gjithë kësaj është kur në mënyrë të ulët mundohet të na krahasojë me Listën serbe dhe Rusinë. Fushata përbaltëse kundër nesh është e papranueshme!”, ka shkruar Haxhiu.

Protesta e cila u mbajt sot para Kuvendit të Kosovës, ishte thirr gjatë ditës së djeshme nga Fondacioni Kosovarë i Inovacionit.

Më poshtë ua sjellim statuset e plota të Haxhiut e Kelmendit në Facebook: