Delawie: Kalojeni Demarkacionin!

23.02.2018 15:59:52

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, u ka bërë edhe një herë thirrje liderëve të vendit që ta ratifkojnë Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Tani është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kaloni Marrëveshjen e Demarkacionit”, ka shkruar Delawie.