Aleksandër Lumezi premton luftim të ashpër të korrupsionit në 2017-ën

28.12.2016 08:37:41

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizimit pritet të jenë sfidat kryesore me të cilat do të ballafaqohen prokurorët kosovarë gjatë vitit të ardhshëm. Siç deklaroi në intervistën për “Zërin” kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në vitin e ardhshëm lufta e Prokurorisë kundër korrupsionit do të jetë e pakompromis.

Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi, shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë vitit 2017. Në intervistën ekskluzive dhënë për “Zërin” ai thotë se viti 2016 ka qenë i suksesshëm për Prokurorinë vendore, por thotë se në vitin 2017, prokurorët do të jenë të pamëshirshëm në luftën kundër të keqes që po i kanoset Kosovës.

Sfidat me të cilat po ballafaqohet aktualisht Prokuroria e Shtetit, si dhe për hetimet që është duke i zhvilluar ky institucion, për rastin rastit “Pronto”, rastin Dehari si dhe hetimet për vdekjen misterioze të gjakovares Dafina Zhubi. Kryeprokurori Lumezi gjatë kësaj interviste ka folur edhe për gatishmërinë e prokurorëve vendorë për t’i hetuar rastet e profilit të lartë pas marrjes së kompetencave nga prokuroret e EULEX-it, si dhe aktin e vjedhjes në shtëpinë e tij të ndodhur para një muaji.