Aleppo: Frikë nga ferri i luftës, njerëzit vrapojnë, kërkojnë të fshihen (Video)

14.12.2016 17:41:48

Në qytetin sirian Aleppo në të cilin sot kanë vazhduar bombardime, mbretëron frikë në mesin e banorëve, bën të ditur AFP nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas ndërprerjes së armëpushimit për evakuimin e civilëve vazhduan sulmet në territoret që kontrollohen nga kryengritësit për çka banorët kanë frikë nga “përsëritja e ferrit të luftës”.

AFP bën të ditur se banorët e Aleppos vrapojnë nëpër rrugët e qytetit duke kërkuar strehim.

“Situata në Aleppo është e tmerrshme. Të gjithë kanë frikë”, kanë treguar banorët duke shtuar se nëpër rrugë ka të vrarë dhe të plagosur, por që askush nuk guxon t’u afrohet.

Kontakti i vetëm  i banorëve me botën mbeten rrjetet sociale në të cilat gjenden porositë e tyre me anë të së cilave bëhet thirrje për ndihmë dhe përshkruajnë situatën atje.

Mjekët në një spital kanë thënë se në morg ka shumë të vdekur dhe se askush nuk ka shkuar t’i identifikojë apo t’i marrë.

Sipas tyre në qytet mbretëron uria për shkak të mungesës së ushqimeve.

Rreth 120 mijë civilë kanë lëshuar Aleppon që nga fillimi i ofensivës së qeverisë siriane në nëntor.