Alfano: Rrezik për radikalizëm në burgje

15.08.2016 17:25:57

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano ka paralajmëruar sot lidhur me rreziqet e radikalizmit islamik në sistemin e burgjeve të vendit.

“Në burgje ekziston rreziku i radikalizmit”, u shpreh Alfano në një takim të Komisionit parlamentar për rendin dhe sigurinë në Romë.

Ai gjithashtu deklaroi se “një program, që jo vetëm ndëshkon shkelësit por edhe përpiqet të shtypë propagandat, është duke dhënë rezultate”.

Italia ka rritur shpenzimet për sigurinë dhe në luftën kundër krimit të organizuar.

“Vendi ynë mund të konsiderohet i sigurt,” theksoi Alfano.