Të mërkurën më 17 gusht do të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi.
Sipas të dhënave, komisioni do të nisë mbledhjen e tij në orën 10, në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.
Në të do të bëhet prezantimi i vërejtjeve të misionit EURALIUS, ndërsa do të nisë edhe shqyrtimi i projektligjit për vetingun.