Ali Ahmeti në Kosovë te shtëpia e Nazmi Llapashticës

06.07.2017 22:02:24

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar të enjten në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare.

Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti e të tjerë. Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaci, Ali Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare.

Po sot në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaci e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.

19858861_10208971240974353_669856188_n 19894280_10208971241014354_1215533293_n

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka qëndruar të enjten në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare. Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla, Xhavit Haliti e të tjerë. Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaci, Ali Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare. Po sot në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaci e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.