Arrestohen në Itali katër bosët shqiptarë të drogës

07.09.2016 20:17:01

Policia e Riminit në Itali ka arrestuar ditën e sotme katër shqiptarë pas një operacioni antidroge të zhvilluar në këtë zonë.

Operacioni i koduar “Life Style” vuri në pranga shqiptarët: Xhevdet Zaimi, Erion Zaimi, Eris Hajdari, Denis Muça dhe Redi Gjuraj.

Katër shqiptarët dyshohet se kanë furnizuar për një kohë të gjatë një grup kriminal në Rimini me kokainë. Shqiptarët e merrnin kokainën në Holandë dhe më pas ia shisnin itlaianëve.

Negociatori i drogës është Denis Muça, sipas mediave italiane.

Gjithashtu, janë lëshuar edhe 17 urdhër­arreste të tjera për grupin e strukturuar kriminal. Në këtë operacion janë përfshirë mbi 100 policë.