“Mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni!”, ushtria amerikane ironizon xhihadistët (Video)

07.09.2016 20:21:36

Ushtria amerikane ka publikuar së fundmi një video provokuese ndaj organizatës terroriste të Shtetit Islamik.

Në të shfaqet një nga kamionët e ISIS, përcjell Tema, i cili përpiqet t’i largohet shënjestrës së një prej aeroplanëve ushtarakë amerikanë, por pa ia dalë dot mbanë.

Madje, mesazhi shfaqet mjaft qartë në video “Mund të vraponi, por nuk mund të fshiheni!”

Pamjet e xhiruara pranë qytetit të Mosulit, tregojnë edhe momentin e shpërthimit të automjetit të xhihadistëve.