Shpërthim në aeroportin kryesor ushtarak të Sirisë, nuk ka “dorë” Izraeli

02.09.2018 11:04:41

Siria ka mohuar njoftimet se një seri shpërthimesh në një aeroport ushtarak pranë Damaskut të dielën ishin kryer nga sulmet ajrore izraelite, thonë mediat shtetërore. Shpërthimet e fuqishme në aeroportin Mezzeh, ndodhën si pasojë e një incidenti në depon e municioneve, tha agjensia e lajmeve Sana, duke cituar burimet ushtarake siriane.

Incidenti ishte rezultat i një defekti elektrik, shtoi agjencia.

Ndërkohë, Izraeli ka kryer sulme ajrore kundër Sirisë në të kaluarën dhe është akuzuar për tentativa për të hedhur në erë aeroportin Mezzeh vitin e kaluar.

Të dielën, kreu i grupit monitorues të bazuar në MB, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman, tha për agjencinë e lajmeve AFP se aeroporti ushtarak Mezzeh u godit nga një “raketë e mundshme izraelite” që u qëllua nëpër lartësitë e pushtuara të Golanit.

Baza rreth aeroportit i shërben inteligjencës së forcave ajrore siriane, raporton AFP. Por një burim ushtarak sirian më vonë refuzoi pretendimin, duke deklaruar se baza nuk ishte objektivi i “agresionit izraelit.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë disa shpërthime të fuqishme në zonë. Në maj, Izraeli tha se kishte sulmuar infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri. Muajin pasues, Izraeli tha se kishte rrëzuar një avion ajror sirian që hyri në hapësirën e tij ajrore, një incident i rrallë ky midis dy armiqve.

Në janar të vitit të kaluar, media shtetërore siriane citonin ushtrinë të thoshte se disa raketa kishin zbarkuar në kompleksin e aeroportit Mezzeh, duke akuzuar Izraelin për bombardimin e zonës.