Stalini, fëmijëria e trishtuar me të atin pijanec

02.09.2018 10:23:19

Stalini i vogël, ka pasur një fëmijëri të trishtuar për shkak të marrëdhënieve të dy prindërve. Babai i tij pijanec e tmerronte. “Biri im Soso ishte një fëmijë shumë i ndjeshëm”, tregonte e ëma. “Sapo dëgjonte nga rruga të atin që këndonte, menjëherë turrej drejt meje, duke më kërkuar që të shkonte tek fqinjët dhe priste atje derisa ta zinte gjumi”.

I ati ushtronte dhunë ndaj të dyve, Stalinit dhe nënës së tij. Njëherë ai e përplasi Stalinin aq dhunshëm në dysheme sa fëmija urinoi gjak për disa ditë. “Rrahjet dhe goditjet që nuk i meritonte, e bënë djalin aq të sertë dhe të pashpirt sa edhe i ati” tregonte një shok i tij i fëmijërisë. Sjellja e të atit do të rrënjoste tek ai më vonë urrejtjen ndaj njerëzve.

Ndërsa e ëma i jepte shumë dashuri i ati e trajtonte si një qen. Stalini u rrit mes sherreve, zënieve dhe grushteve, ashpërsisë dhe agresivitetit. Kështu që u bë shumë e vështirë që ai të kontrollohej. Goditja psikike e të atit po ndikonte direkt tek i biri. Psikologët e lidhin kulturën e dhunës në jetën e Stalinit pikërisht me fëmijërinë e tij. Stalini besonte tek dhuna si “kosa e shenjtë e historisë” edhe si një mjet menaxhues i domosdoshëm.

Kjo u jepte dorë lakenjve të tij që ti godisnin njerëzit me qëllim që ata mund të kontrolloheshin. Sidoqoftë Stalini e pranon se ka qarë shumë gjatë fëmijërisë së tmerrshme. Gjatë kohës kur ishte fëmijë familja e tij ndërroi 9 shtëpi ndërsa e ëma përpiqej të ndahej nga i atij. Por ai premtonte se do të ndryshonte dhe ata bashkoheshin sërish. Kur ai nuk po e linte pijen ata u vendosën në shtëpinë e një prifti.

E gjithë kjo situatë do të ndikonte tek i biri. Alkolizimi e bëri atë xheloz patologjik, thashethemet mbi tradhtitë e të shoqes, të cilat i dhanë fund pushtetit të dhënë nga Zoti si një mashkull gjeorgjian si dhe qëndrimi i shumë personave në qytet kundër tij, ndikuan që ai të rrënohej.

Kur Stalini fëmi e shihte të atin të shtrirë në rrugë të lënë vetëm ai përpiqej ta ngrinte ta merrte për krahu dhe ta çonte shtëpi. “Ai u bë tip i mbyllur shpesh rrinte vetëm dhe nuk bashkohej të luante me fëmijët e tjerë. Ai thoshte se dëshironte të mësonte të lexonte”, kujtonte e ëma.