Kambovski: Politikanët janë të angazhuar që të zgjidhin krizën

07.09.2016 20:43:11

Ne kemi të drejtën që të krenohemi me aktin historik të shpalljes së pavarësisë që mundëson gjatë këtyre 25 viteve shoqëria e Maqedonisë, të përjetojë transformime të rëndësishme dhe të bëhet shoqëruese e barabratë e komunitetit të popujve dhe shoqërive të civilizuara. Mësimet e tërë kësaj rruge të kaluar janë të qarta, ky është angazhimi i të gjitha forcave krijuese, dhe para së gjithash, liderëve politikë për realizimin e interesit shtetëror që nënkupton dalje nga kriza politike dhe kthimin e rrugës të integrimeve euroatlantike.

Këtë e deklaroi akademiku Vllado Kambovski me rastin e konferencës me temë “Marrëveshje ndërkombëtare nga shekulli 19 deri në shekullin e 21-të dhe integrimet euroatlantike në Republikëne e Maqedonisë, që sot u mbajt në ASHAM në organizim të Institutit për Kërkime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë MPJ-së në bashkëpunim me Qendrën për Kërkime Strategjike pranë Akademisë të Maqedonisë, Institutit për Histori Kombëtare të Maqedonisë dhe Institutit për Trashëgimni Shpirtërore të Shqiptarëve.

Sipas tij zgjedhjet korrekte duhet të japin një strukturë politike që do të pranojë një angazhim të tillë që t’i zbatojë reformat thelbësore, para së gjithash, në sistemin politik dhe sërisht t’i aktivizojë të gjitha kanalet e avancimit të procesit të integrimeve euroatlantike duke zgjidhur pyejte të tilla të hapura, duke theksuar, përdorimin e emrit kontestues kushtetes në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai theskon se edhe vetë partitë politike duhet që të kalojnë përmes procesit të riorganizimit të brendshëm, demokracisë dhe reformave nëse dëshirojnë reforma demokratike në shoqëri në tërësi.

Në forum janë prashikuar dy panele me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të opinionit shkencor dhe ekspertë të ciltë do të flasin në tema të lidhura me 25-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë.