Alidemaj aktivisti i LDK-së në Istog jep sqarime për manipulimet me emrin e tij

22.12.2017 17:44:05

Me fitoren e LDK-së në Istog, duket AAK me bashkëpartitë e koalicionit po kërkojnë arsye për humbjen e një koalicioni aq të madh ndaj një partie. E këtë herë duket se kanë përdorur një lapsus të një aktivisti të LDK-së për të krijuar iluzionin e fitores jo të merituar të LDK-së në Istog.

Në një intervistë të zhvilluar nga Xhek Rexhaj, me aktivistin Afrim Alidemaj, Alidemaj jep sqarime për lajmet që janë shpërndarë nga mediat e ndryshme.

Alidemaj thotë se ishte i emocionuar duke shikuar rezultatet, përderisa ai donte të thoshte se si mërgimtar kishte investuar 500 franga për të ardhur e për të votuar, dhe nga emocionet kishte thënë 50000 franga, transmeton fokusi.org.

Alidemaj tregon se ai për shkak të një lëndimi që dy vite është i papunë, dhe edhe po të donte nuk do të kishte mundësi të investonte aq para.

Sipas tij ky është një manipulim për të dëmtuar emrin e familjes së tij, imazhit dhe fitores së LDK-së në Istog.

Pavarësishtë kësaj Alidemaj tregohet i gatshëm të dëshmoj kurdo për këtë qështje./fokusi.org/