Zhvillime të papritura: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale mund të hidhet sonte në votim

22.12.2017 18:25:34

Konsultimet e krerëve të shtetit, Kadri Veselit të PDK-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së lidhur me procedimin në Kuvend të peticionit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, janë në përfundim.

Lajmi.net merr vesh se tashmë janë mbledhur 40 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, ku me 80 vota mund të shfuqizohet ose plotësohet ligjit për Gjykatën Speciale.

Në këtë proces është përfshirë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili pati insistuar shumë që kjo Gjykatë të themelohet vite më parë.

Burime të lajmi.net brenda deputetëve të shumicës konfirmojnë se sonte mund të ketë zhvillime, megjithatë thonë se ende nuk kanë marrë asgjë zyrtarisht.

E ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie ka reaguar ashpër ndaj planeve të veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë edhe mbështetjen e politikanëve kryesorë Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Delaëie ka thënë se një ide e tillë e izolon Kosovën në nivel global. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Reagimi i dytë i Delawies për Specialen: S’kemi investuar në Kosovë për ta parë duke u shkatërruar

Çka po ndodh në Kuvend? Veseli dhe Haradinaj në konsultime për Gjykatën Speciale