Alpinistët nderojnë viktimat e 9/11 me lëshim nga objekti i PTK-së

11.09.2016 17:12:09

Anëtarët e Klubit Alpin “Prishtina”, janë lëshuar nga ndërtesa e PTK-së e cila është 55 metra e lartë, në nder të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në SHBA.

Kryetari i klubit alpin “Prishtina”, Nazmi Hasanramaj, tha se ky është alpinizëm urban i cili ka të bëjë me lëshimin me litar prej objekteve ose shkëmbinjve të lartë, dhe i cili në këtë rast është bërë në përkujtim të viktimave të 11 shtatorit.

Hasanramaj tha se mesazhi i këtij aktiviteti ka të bëjë me paqe me sport dhe me zhvillime të alpinizmit.

Për të parë lëshimin me litar nga ndërtesa e madhe e valës, ndiqeni videon e mëposhtme: