PDK uron besimtarët islamë me rastin e festës së Kurban Bajramit

11.09.2016 17:05:38

Përmes një komunikate Partia Demokratike e Kosovës, uron të gjithë besimtarët e fesë islame dhe Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe e lumturi.

Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët islamë, i kujtojmë dhe shprehim respektin për ata që kontribuan dhe sakrifikuan për lirinë e vendit, heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit.

Kjo festë tregon vlerën e sakrificës, përkushtimin për zotin dhe dashurinë për njeriun, duke dëshmuar se besimi afron njerëzit mes vete, fuqizon solidaritetin dhe paqen. Këto vlera nuk i kanë munguar popullit tonë dhe ne angazhohemi në forcimin e tyre.