Ambasada Amerikane e interesuar për Trepçën

15.09.2016 14:28:35

Një delegacioni i Ambasadës Amerikane ka vizituar Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku ka shprehur interesim në punën e Agjencisë dhe sfidat e saj, duke përfshirë zhvillimet lidhur me ndërmarrjen shoqërore Trepça.

Gjatë takimit, menaxhmenti i AKP-së i njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së lidhur me procesin e privatizimit të realizuar në Kosovë deri më tani dhe strategjinë e Agjencisë për vazhdimin e këtij procesi dhe për zbatimin e mandatit të saj ligjor.

 

Gjatë takimit, menaxhmenti i AKP-së vlerësoi përkrahjen e dhënë nga Ambasada Amerikane në përpjekjet për privatizim në Kosovë, si dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në këtë fushë, e që është një element i domosdoshëm për një transformim të suksesshëm ekonomik të vendit.