Ambasada amerikane në Tiranë: Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë

27.03.2018 11:34:43

Ambasada amerikane në Tiranë, ka reaguar për dëbimin e zyrtarëve rusë. Në një njoftim zyrtar, ambasada i bën thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj.

Shqipëria doli dje në krah të aleatëve duke dëbuar nga vendi 2 zyrtarë rusë

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.