Ambasada Britanike uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

24.04.2020 18:04:09

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë, muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kjo ambasadë i ka këshilluar qytetarët që t’i ndjekin rekomandimet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Ramazani 2020 do të jetë ndryshe nga vitet tjera, dhe e kuptojmë se sa do të jetë kjo sfiduese, duke pasur parasysh traditat e forta të iftareve me familjarë dhe me miq. Por është me rëndësi që të gjithë t’i ndjekim këshillat e Qeverisë së Kosovës, të qëndrojmë në shtëpi dhe ta mbajmë distancën nga të tjerët”.