AMBASADA E HUNGARISË NDANË BURSA PËR 50 STUDENTË KOSOVARË

09.01.2018 15:09:42

Ambasada e Hungarisë në Kosovës ka hapur afatin e aplikimit për bursa për studentët kosovarë, që dëshirojnë të studiojnë nëpër universitetet hungareze. Afati i aplikimit, siç thuhet në njoftim, do të zgjasë deri në shkurt.

“Ju njoftojmë se periudha e aplikimit për programin e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2018/2019 ka filluar. Përmes këtij programi, 50 bursa do t’u ndahen studentëve nga Republika e Kosovës- në programet BA, MA dhe PhD”, thuhet në njoftim.

Në Hungari tashmë sipas Ambasadës hungareze, ndodhen 70 studentë të Kosovës, të cilët studiojnë atje. “Por atyre mund t’u bashkohen edhe më shumë studentë’, thuhet në njoftim.

“Studentët aplikues duhet të kenë parasysh që aplikimi duhet bërë online dhe vetëm nëpër PC ose Tablet, jo përmes Smartphon-ëve. Afati për aplikim është 16 shkurt 2018, ndërsa të gjitha detajet teknike lidhur me aplikimin ose marrjen e informacioneve përkitazi me këtë mundësi mund t’i gjeni në web-sajtin e shënuar më poshtë: www.stipendiumhungaricum.hu”.