Sot hapet tjetër vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

18.07.2021 08:30:55

Sot do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar tjetër në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo është bërë e ditur në ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme.

“Ministria e Punëve të Brendshme organizon ceremoninë e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në Pikën Restelicë – Strazimir”

Sipas njoftimit, ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 12:00.