Vulin lut Rusinë: Mos lejoni që Kosova t’i bashkohet Interpolit

15.08.2017 19:03:30

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka diskutuar sot me ambasadorin rus, Aleksandër Chepurin rreth bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar mes dy vendeve.

Vulin e ka falënderuar qëndrimin parimor të Rusisë në raport me Kosovën.

Ai ka kërkuar nga ambasadori rus që Rusia të bëj gjithçka për ta parandaluar pranimin e Kosovës në Interpol.

Zyrtarë serb e po ashtu edhe presidenti Aleksandar Vuçiq ditëve të fundit kanë deklaruar se do të bëjnë të pamundurën për ta parandaluar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe Interpol.