Shtetet e Bashkuara thonë se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), vazhdon ta dëmtoj lirinë fetare duke i marrë në shënjestër disa religjione dhe entitete, me dhunim, rrëmbim, skllavërim dhe vrasje.
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, që e publikoi raportin, tha se Shteti Islamik, i vetmi grup i përmendur në parathënie të dokumentit, është “qartas përgjegjës për gjenocid” kundër jazidëve, të krishterëve dhe shiitëve, në hapësirat që i ka nën kontroll. Ai, po ashtu, e ka akuzuar këtë grup për krime kundër njerëzimit dhe pastrim etnik.
Në këtë raport, ku janë përfshirë 199 vende dhe territore në gjithë botën për vitin 2016, ka pasur pak ndryshime nga viti 2015.