A duhen vaksinuar fëmijët kundër koronavirusit? Ja si përgjigjet mjeku Alimehmeti

18.07.2021 08:35:30

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi se fëmijët nuk duhen vaksinuar kundër koronavirusit, pasi sipas tij, personat nën moshën 18 vjeç, pasi risku për këtë kategori është tejet i ulët.

Deklarata e Alimehmetit u bë ditën e sotme në emisionin ”Kjo Javë” në Neës24. Alimehmeti u shpreh se në vjeshtë do te ketë një shtim të rasteve me koronavirus, por nuk do të jetë situatë e rëndë, ashtu sikurse vitin e kaluar.

Ndër të tjera, epidemiologu tha se ende ka paqartësi për faktin se mund të qarkullojnë të tjera variante të koronavirusit.

Ilir Alimehmeti: ”Jo. Po të shohësh të dhënat zyrtaret të Anglisë, në personat nën 18 vjeç, ka pasur vetëm 25 vdekje në të gjithë Britaninë e Madhe. Megjithatë risku për personat deri në 30 vjeç, është tejet i ulët. Ju e kuptoni që kjo ka të bëjë me një altruizëm, vaksina është fakultative. Për personat 18 vjeç e poshtë është tejet i ulët risku. Për fëmijët efektet afatgjate janë më të shumta. Do të kemi rritje rastesh. Ka disa të panjohura sa do të jetë kjo dallgë. Nuk do të jetë aq e lartë sa viti i kaluar, por do të jetë më i ulët. Duhet të dimë për të llogaritur, se çfarë variantesh do të ketë në qarkullim, sa është përqindja e personave që e kanë kaluar dhe sa do të jetë efekti i vaksinave dhe sa efektive janë ndaj varainteve të reja.”