Kelmendi reagon pas rrahjes së ish-koleges Xharra: Lufta na ka lënë pasoja!

13.05.2017 08:28:29
Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rrahjes ndaj anëtarës më të re të PDK-së, Arbana Xharrës.

Ai thotë, se më këtë mendësi shumë shpejti do të ketë edhe viktima, transmeton lajmi.net.

“Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre”, ka thënë Kelmendi.

Postimi i plotë:

“Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës!

Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre.

Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt.

Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima.

E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik!”, shkruan Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook.