Mustafa: Sulmi mbi Arbana Xharrën akt i ulët dhe i turpshëm

13.05.2017 08:27:05

Kryeministri në largim, Isa Mustafa e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Xharra është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të panjohur, pas kthimit nga një intervistë që pati në njërin nga televizionet në Shqipëri.