Ambasada e SHBA mesazh të rinjve shqiptarë: Votoni me shpresë, jo me inat

20.06.2017 21:26:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u është drejtuar me një mesazh të rinjve shqiptarë që votojnë për herë të parë.

Mesazhi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen të dielën më 25 qershor.

Në videon e publikuar në profilin e saj në “Facebook” shfaqen disa të rinj që u thonë bashkëmoshatarëve të tyre të votojnë me shpresë dhe jo inat.

“Mos votoni me inat, por me shpresë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.