Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn, ka thënë se Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe të tjerët lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne besojmë se ka ardhur koha që të gjitha palët e interesuara të lënë anash kundërshtimet personale politike dhe të fillojnë punën në përpilimin e statutit sa më parë që është e mundshme”, është shprehur Schon.
Sipas saj, ka ardhur koha që të ndërpritet zvarritja dhe që të shkohet përpara për hir të të gjithë qytetarëve të Kosovës.






































