Ambasada gjermane uron besimtarët myslimanë në Kosovë

24.05.2020 19:53:17

Ambasade gjermane ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

“I urojmë të gjithë atyre që festojnë sot një festë të bekuar”, thuhet në urimin e ambasadës.